Telegrafi

Notat e lojtarëve, Celta Vigo 1-4 Real Madrid: Modric mbret i mbrëmjes

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 4-1 si mysafir i Celta Vigos në kuadër të javës së dytë të La Ligas.

Karim Benzema, Luka Modric, Vinicius Jr dhe Fede Valverde i shënuan golat për Real Madridin, ndërsa Iago Aspas e shënoi golin e vetëm për vendasit.

Modric ishte lojtari me notën më të lartë në këtë takim (8.6).

Pas tij u vlerësuan edhe Vinicius Junior dhe Aurelien Tchuomeni.

Portieri i Celtas, Agustín Marchesín, kishte notën më të ulët në ndeshje.

Notat  e lojtarëve

/Telegrafi/