Atletico Madridi ishte bindës në udhëtimin te Cadizi, ku shënoi katër gola dhe pranoi vetëm një.
Los Rojiblancos ishin dukshëm më të mirë dhe e tillë është edhe nota e tyre mesatare, në krahasimi me ekipin nikoqir.
Antoine Griezmann (8.6) ka marrë vlerësimin më të lartë në ndeshje, i ndjekur nga Yannick Carrasco (8.2) e Thomas Lemar (8.1).
Nota më e ulët ka shkuar për portierin vendas, Jeremias Ledezma (5.9), i cili i pranoi katër gola.
SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Cadiz 1-4 Atletico Madrid. /Telegrafi/