Juventusi do të jetë në Ligën e Kampionëve edhe në sezonin e ardhshëm, pas fitores së arritur kundër Bolognas (të kombinuar me barazimin e Napolit në sfidën kundër Hellas Veronas).
Falë paraqitjes bindshëm më të mirë, Bianconerët kanë marrë notë mesatare më të lartë se ekipi vendas.
Dy sulmuesit, Alvaro Morata dhe Paulo Dybala, janë lojtarët me vlerësimet më të larta në këtë takim.
Portieri i skuadrës nikoqire, Lukasz Skorupski, i cili pranoi katër gola, ka marrë notën më të ulët në këtë takim.
Vlerësimin e plotë të lojtarëve të Bolognas dhe Juventusit mund ta shikoni në përmbledhjen e mëposhtme nga SofaScore. /Telegrafi/