Telegrafi

Notat e lojtarëve: Bodo/Glimt 0-1 Arsenal, Matt Turner i pakalueshëm

(Foto: Twitter/B/R Football)

Arsenali ka marrë pikë të plota në udhëtim te Bodo/Glimt për të vazhduar ngritjen në Grupin A të Ligës së Evropës.

Topçinjtë bënë paraqitje më të mirë dhe kanë marrë notë mesatare më të lartë sesa skuadra norvegjeze.

Portieri i mysafirëve, Matt Turner, ka marrë vlerësim të lartë, pasi e mbajti portën të paprekur, derisa e gjithë mbrojtja e Arsenalit e kreu për mrekulli detyrën.

Anësori i vendasve, Amahl Pellegrino, e ka marrë notën më të ulët në këtë përballje.

Granit Xhaka u inkuadrua në minutën e 59-të dhe ishte solid në lojën e tij.

SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Bodo/Glimt 0-1 Arsenal. /Telegrafi/