Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve, Benfica 4-3 Juventus: Rafa Silva yll, shumë dështime te Zonja e Vjetër

Benfica ka shënuar fitore ndaj Juventusi me rezultat 4-3 në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve, duke e lënë Zonjën e Vjetër jashtë Ligës së Kampionëve.

Antonio Silva dhe Joao Mario shënuan nga një herë, ndërsa Rafa Silva shtoi dy gola të tjerë në këtë fitore.

Dusan Vlahovic, Arek Milik dhe Weston McKennin ishin ata që gjetën rrjetën për Juven.

Rafa Silva ishte lojtari më i mirë i ndeshjes me notë 8.2, ndërsa pas tij vjen Joao Mario me 8.0.

Te Juventusi kishte shumë dështime, duke filluar nga portieri Wojciech Szczesny me 5.8, duke vazhduar te Leonardo Bonucci (6.0) e Juan Cuadrado (6.1).

Notat e lojtarëve Benficas dhe Juventusit

/Telegrafi/

Exit mobile version