Telegrafi

Notat e lojtarëve: Benfica 1-1 PSG, Messi me vlerësim të lartë

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Benfica dhe Paris Saint-Germaini i kanë ndarë pikët në sfidën e liderëve të Grupit H në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse rezultati ishte i barabartë, parisienët kanë marrë vlerësimin më të lartë në këtë përballje.

Lionel Messi është lojtari me notën më të lartë në takim, duke qenë edhe golashënuesi i vetëm i PSG-së. Mesfushori Marco Verratti e ka marrë çmimin MVP nga tifozët.

Faza e sulmit e skuadrës portugeze, në përgjithësi, ka marrë vlerësim të ulët.

Më poshtë është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave, sipas SofaScore, në ndeshjen Benfica 1-1 Paris Saint-Germain. /Telegrafi/