Telegrafi

Notat e lojtarëve, Belgjikë 2-0 Rumuni: De Bruyne me paraqitje fantastike

Belgjika ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Rumanisë e cila ishte e para për ta në Euro 2024 pas humbjes që pësuan në ndeshjen hapëse ndaj Sllovakisë.

Golat në këtë takim për belgët i shënuan Youri Tielemans dhe Kevin De Bruyne për t’i dhënë tri pikë të merituara.

Me këtë fitore të Belgjikës situata në Grupin E bëhet edhe “më e nxehtë” pasi të gjitha ekipet kanë nga tri pikë dhe gjithçka mbetet të vendoset në xhiron e fundit.

Lojtari më i mirë në këtë takim sipas Sofascore ishte Kevin De Bruyne i cili mori notën 8.6 për paraqitjen fantastike që pati.

Lexo po ashtu Belgjika dominon dhe merr fitoren e parë në Euro 2024 ndaj Rumanisë

Me notë të lartë u vlerësua edhe portieri Koen Casteels (8.0) i cili përveç faktit se bëri katër pritje, ai gjithashtu asistoi tek goli i De Bruynes.

Tek Rumunia lojtari më i vlerësuar ishte portieri Florin Nita i cili mori notën 8.0 pasi bëri plotë shtatë pritje.

Dështimi i ndeshjes në këtë takim doli të jetë sulmuesi rumun Denis Alibec i cili mori notën 6.2.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve: