Barcelona e ka shënuar fitoren e pestë radhazi në kampionat duke e mposhtur Eibarin me rezultat 6-1.
E gjithë ndeshja shkoi nën regjinë e Lionel Messi që shënoi katër herë në këtë përballje.
Argjentinasi është vlerësuar me notën maksimale 10, pas ndeshjes.
Nuk është hera e parë që Messi merr vlerësimin maksimal.
Te Barcelona mirë u vlerësuan edhe Paulinho (8.7) dhe Denis Suarez (8.4)
Lojtari më i dobët i këtij takimi ishte Garcia me 5.7. /Telegrafi/