Telegrafi

Notat e lojtarëve, Barcelona 5-2 Getafe: Messi me notën maksimale

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Getafes me rezultat 5-2 në kuadër të javës 32-të të La Ligas.

Lionel Messi shënoi dy herë në këtë takim, ndërsa nga një gol shtuan Sofian Chakla (autogol), Ronald Araujo dhe Antoine Griezmann.

Argjentinasi ishte larg lojtari më i mirë në këtë ndeshje, duke marrë notën maksimale 10.

Sergio Busquets dhe Grizemann po ashtu u vlerësuan lartë.

Me këtë fitore Barcelona ka 68 pikë, dy më pak se Reali që është i dyti dhe pesë më pak se Atletico Madridi, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Notat e lojtarëve të Barcelonës dhe Getafes

/Telegrafi/