Barcelona e ka mposhtur Sevillan në kuadër të javës së tetë në La Liga me rezultat 4-0.
Golat për katalunasit i realizuan Luis Suarez (27’), Arturo Vidal (32’), Ousmane Dembele (35’) dhe Lionel Messi (78’).
Blaugranasit ishin dukshëm skuadër më e mirë në fushë dhe morën notën e përgjithshme 7.50, ndërsa Sevilla mori vlerësimin 6.17.
Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte padyshim Messi, që mori notën maksimale 10-të, shkaku i golit të shënuar, por organizimit të lojës.
Në anën tjetër, mbrojtësi i Sevillës, Daniel Carriço kishte paraqitjen më të dobët dhe mori vlerësimin 5.2.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/