Barcelona ka regjistruar një fitore rutinë kundër Eibarit në stadiumin Camp Nou.
Skuadra nikoqire bëri paraqitje shumë më të mirë se ekipi mysafir, ashtu që edhe nota mesatare e Blaugranëve (7.48) është më e lartë se ajo e ekipit kundërshtar (6.20).
Luis Suarez është shpallur lojtari më i mirë në këtë ndeshje, falë dy golave të tij dhe një asistimi.
Pas tij renditet Philippe Coutinho (8.1), Sergi Roberto (8.1), Gerard Pique (8.0) e Lionel Messi (8.0).
Me notat më të ulëta te katalunasit janë vlerësuar Arthur Melo (6.8) dhe Ivan Rakitic (6.9).
Lojtari i Barcës, Marc Cucurella, që është i huazuar te Eibari ka marrë notën më të ulët në këtë takim (5.8).
Notën më të lartë te ekipi mysafir e ka marrë mbrojtësi i krahut të majtë, Cote (6.9).
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/