Telegrafi

Notat e lojtarëve: Barcelona 2-3 Eintracht Frankfurt, zhgënjen Aubameyang

(Foto: Twitter/FC Barcelona)

Eintracht Frankfurti është treguar skuadër më e fortë se Barcelona duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Skuadra mysafire ka marrë notë mesatare lehtë më të lartë se Blaugranët, të cilët u angazhuan mjaft në pjesën e dytë për t’i ndryshuar gjërat.

Te katalunasit është veçuar Ousmane Dembele, derisa nota më e ulët ka shkuar për sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang.

Faza e sulmit te skuadra gjermane kishte paraqitje të mirë, ndërsa notë më të lartë ka marrë Filip Kostic.

Në vijim është vlerësimi i plotë nga SofaScore për lojtarët në ndeshjen Barcelona 2-3 Eintracht Frankfurt. /Telegrafi/