Telegrafi

Notat e lojtarëve, Barcelona 2-1 Dinamo Kiev: Portieri i ukrainasve lojtar i ndeshjes

Barcelona ka marr një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Dinamo Kievit, duke e mposhtur me rezultat 2-1 në kuadër të javës së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Lionel Messi nga pika e bardhë dhe Gerard Pique me kokë shënuan për Barcelonën, ndërsa golin e vetëm për ukrainasit e shënoi Viktor Tsygankov.

Lojtari më i mirë i ndeshjes doli të jetë portieri i Dinamos, Ruslan Neshcheret, i cili bëri disa pritje të mëdha.

Te Barcleona Lionel Messi me notën 8.5  dhe Ansu Fati me 8.4 ishin më të mirët.

Barcelona ka nëntë pikë nga tri ndeshje dhe është lider i grupit.

Notat e lojtarëve të Barcelonës

Notat e lojtarëve të Dinamo Kiev

/Telegrafi/