Atletico Madridi e ka fituar ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Liverpoolit në Wanda Metropolitano.
Meqenëse vendasit e fituan ndeshjen, edhe notën mesatare (6.87) e kanë më të lartë se mysafirët (6.37).
Nota më e lartë në këtë takim ka shkuar për golashënuesin e vetëm, Saul Niguez (8.6), i cili ia siguroi fitoren ekipit të tij.
Lojtari me notën më të ulët në këtë sfidë është vlerësuar sulmuesi i skuadrës vizitore, Mohamed Salah (5.9).
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/