Telegrafi

Notat e lojtarëve: Atletico 1-2 Real, Valverde ndër më të vlerësuarit

(Foto: Twitter/Real Madrid C.F.)

Real Madridi ka vazhduar me rekordin e qind për qindtë në La Liga duke e mposhtur Atletico Madridin në Wanda Metropolitano.

Duke qenë skuadra fituese, Los Blancos kanë marrë notë mesatare më të lartë se rivali i tyre lokal, Los Rojiblancos.

Golashënuesi Federico Valverde ka marrë vlerësimin më të lartë për mysafirët, derisa nota më e ulët ka shkuar për Vinicius Junior.

Lexo po ashtu Reali fiton derbin e Madridit ndaj Atleticos dhe vazhdon me rekord të qind për qindtë

Vendasit përgjithësisht kanë marrë nota të ulëta në përjashtim të Rodrigo de Paul dhe Antoine Griezmann.

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave – sipas SofaScore – në ndeshjen Atletico Madrid 1-2 Real Madrid. /Telegrafi/