Real Madridi ka vazhduar me rekordin e qind për qindtë në La Liga duke e mposhtur Atletico Madridin në Wanda Metropolitano.
Duke qenë skuadra fituese, Los Blancos kanë marrë notë mesatare më të lartë se rivali i tyre lokal, Los Rojiblancos.
Golashënuesi Federico Valverde ka marrë vlerësimin më të lartë për mysafirët, derisa nota më e ulët ka shkuar për Vinicius Junior.
Vendasit përgjithësisht kanë marrë nota të ulëta në përjashtim të Rodrigo de Paul dhe Antoine Griezmann.
Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave – sipas SofaScore – në ndeshjen Atletico Madrid 1-2 Real Madrid. /Telegrafi/