Telegrafi

Notat e lojtarëve: Atalanta 1-1 Milan, vlerësohen golashënuesit

(Foto: Twitter/AC Milan)

Atalanta dhe Milani janë mjaftuar me nga një pikë në ndeshjen e javës së dytë të Serie A që u zhvillua në Gewiss Stadium.

Duke qenë se rezultati ishte i barabartë, edhe notat mesatare të skuadrave janë të përafërta, me Rossonerët që avancojnë për një nuancë.

Nota më e lartë për mysafirët, por edhe në ndeshje ka shkuar për golashënuesin Ismael Bennacer. Ndërsa te vendasit, po ashtu, ka spikatur golashënuesi Ruslan Malinovsky.

Lexo po ashtu Atalanta dhe Milani ndajnë pikët

Te nikoqirët nuk pati paraqitje solide nga mbrojtësit, derisa te vizitorët paraqitje jo të duhur kishin mesfushorët.

Sofa Score ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Atalanta 1-1 Milan. /Telegrafi/