Juventusi ka arritur të shënojë fitore si mysafirë i Atalantas me rezultat 1-0, në kuadër të Kupës së Italisë.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Gonzalo Higuain që në fillim të ndeshjes.
Argjentinasi është notuar me notën 9.1, pasi përvec golit të bukur ka punuar shumë edhe për skuadrën gjatë gjithë ndeshjes.
Buffon që priti penalltinë është notuar me notën 8.2.
Gomez dhe Berisha kanë notat më të dobëta te Atalanta 5.9.
Më i miri te vendasit ishte Palomino me 7.1.
Juventusi ka bërë hap të madh pas kësaj fitoreje në ndeshjen e par të Kupës, pasi në ndeshje e radhës e pret Atlantan në shtëpi. /Telegrafi/