Arsenali regjistroi fitore në ndeshjen që Watfordit i kushtoi me rënie nga Liga Premier.
Topçinjtë bënë paraqitje më të mirë të përgjithshëm, ashtu që kanë marrë notë mesatare më të lartë (6.90) në krahasim me ekipin kundërshtar (6.49).
Golashënuesi i dyfishtë, Pierre-Emerick Aubameyang (8.9), ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë takim.
Ndërkaq, vlerësimet më të ulëta në këtë sfidë i kanë marrë lojtarët e fazës së mbrojtjes te Watfordi.
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka marrë notën 6.9 në këtë ndeshje, në të cilën mori edhe karton të verdhë.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/