Arsenal dhe Liverpool kanë luajtur baras me rezultat 2-2 në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.
Për ‘Topçinjtë’ golat në këtë takim i realizuan Bukayo Saka dhe Mikel Merino, teksa për ‘Të Kuqtë’ realizuan Virgil Van Dijk dhe Mohamed Salah.
Me këtë fitore Liverpooli ruan pozitën e dytë në tabelë me 22 pikë, ndërsa Arsenali ngjitet në të tretën me 18 sosh.
Lojtari më i mirë në këtë takim sipas Sofascore ishte Declan Rice që u vlerësua me notën 7.8.
Me paraqitje të mira tek Arsenali u vlerësuan edhe Bukayo Saka (7.5) dhe dyshja Mikel Merino dhe Thomas Partey (7.2).
Tek Liverpooli në anën tjetër Virgil Van Dijk dhe Mohamed Salah morën notën 7.7 teksa ndeshje të mirë zhvilloi edhe Darwin Nunez që mori notën 7.2.
Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve: