Telegrafi

Notat e lojtarëve: Arsenal 2-1 Leeds, Nketiah vendimtar

(Foto: Twitter/Arsenal)

Arsenali e ka kryer detyrën përballë Leeds Unitedin në Emirates Stadium për të forcuar pozitën e katërt në tabelë.

Topçinjtë bënë paraqitje më të mirë se skuadra vizitore, prandaj kanë marrë notë më të lartë mesatare se ekipi kundërshtar.

Golashënuesi i dyfishtë, Eddie Nketiah, ishte vendimtar në këtë takim, ashtu që ka marrë vlerësim më të lartë.

Lexo po ashtu Arsenali forcon pozitën e katërt me fitoren ndaj Leeds

Tjetër paraqitje e mirë e Granit Xhakës, i cili ishte ndër lojtarët me paraqitjet më të mira.

Luke Ayling që u përjashtua me karton të kuq dhe Jack Harrison janë lojtarët me notat më të ulëta në këtë takim.

Në vijim është vlerësimi i plotë i SofaScore për lojtarët e të dyja skuadrave në ndeshjen Arsenal 2-1 Leeds United. /Telegrafi/