Telegrafi

Notat e lojtarëve: Arsenal 1-1 Sheffield, Mustafi e Xhaka më të mirët te Topçinjtë

(Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Arsenali është dashur të pajtohet me një barazim ndaj Sheffield Unitedit, edhe pse e pari avantazhin për një kohë të gjatë.

Duke qenë se rezultati në Emirates ishte i barabartë, edhe vlerësimi mesatar i Topçinjve (6.74) është i përafërt me atë të mysafirëve (6.71).

Lexo po ashtu Arsenali dështon të fitojë ndaj Sheffieldit

Golashënuesi i Sheffield, John Fleck (8.1), ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë takim, derisa nota më e ulët ka shkuar për sulmuesin Lys Mousset (5.6).

Te Arsenali, spikatin lojtarët shqiptarë me paraqitjet e tyre. Mbrojtësi Shkodran Mustafi (7.6) ka marrë notën më të lartë, ndërsa pas tij ndodhet mesfushori Granit Xhaka (7.3).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Arsenalit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Sheffield Unitedit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/