Arsenali ka barazuar me Southamphtonin me rezultat 3-3 në kuadër të javës së 32-të të Ligës Premier, duke bërë një hap pas në luftën për titull .
Gabriel Martinelli, Martin Odegaard dhe Bukayo Saka i shënuan golat për ‘Topçinjtë’, ndërsa Carlos Jonas Alcaraz, Theo Walcott dhe Duje Caleta-Car shënuan për ‘Shenjtorët’ në këtë duel dramatik.
Dy lojtarët me notën më të lartë ishin Saka (Arsenal) dhe Alcaraz (Southampton) me notën 8.7.
The points are shared at Emirates Stadium. pic.twitter.com/GIWJkVPW5l
— Arsenal (@Arsenal) April 21, 2023
Martinelli me notën 8.5 po ashtu u vlerësua lartë në këtë ndeshje.
Më i dobëti në fushë ishte Aaron Ramsdale me notën 5.8.
Notat e lojtarëve të Arsenalit dhe Southamphtonit
/Telegrafi/