Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve, Argjentinë-Kroaci: Alvarez dhe Messi më të mirët, Brozovic e Gvardiol dështim

Në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Botës, Argjentina ka arritur ta mposht Kroacinë me rezultat 3-0, duke kaluar në finalen e madhe te Katar 2022.

Fillimi i pjesës së parë ishte i kontrolluar nga të dy skuadrat, me presion në mesfushë dhe pak raste.

Julian Alvarez shënoi dy herë, ndërsa Lionel Messi shtoi një gol në fitoren e argjentinasve.

Pikërisht sulmuesi i Man Cityt ishte lojtari më i mirë në ndeshje me notën 8.5. Pas tij lartë u vlerësua Messi me notën 7.9.

Te Kroacia notë kaluese kishin vetëm Luka Modric (7.2) dhe Ivan Perisic (7.1), ndërsa notën më të dobët e kishte Marcelo Brozovic (6.2).

Dobët luajtën edhe Josko Gvardiol (6.3), Borna Sosa (6.3) dhe portieri Livakovic (6.3).

Notat e lojtarëve të Argjentinës dhe Kroacisë

/Telegrafi/

Exit mobile version