Telegrafi

Notat e lojtarëve, Angli 0-0 Slloveni

Anglia ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Sllovenisë në kuadër të Grupit C e cila ishte e fundit për fazën e grupeve në Euro 2024.

Një ndeshje shumë “e varfër” sa i përket rasteve të shënimit, me Anglinë që pothuajse gjatë tërë kohës kishte posedimin e topit ndërsa me Slloveninë që mbrohej mirë në zonën e tyre.

Sidoqoftë kjo pikë ishte e mjaftueshme që “Tre Luanët” të kualifikohen si lider të grupit me pesë pikë, ndërsa Sllovenia të kualifikohet me tri pikë duke zënë njërin nga vendet e treta më të mira.

Lojtari më i mirë në këtë takim sipas Sofascore ishte Declan Rice i cili u vlerësua me notën 7.6.

Lexo po ashtu Anglia ndalet edhe nga Sllovenia, por kualifikohet si lider i grupit

Me paraqitje solide u vlerësuan edhe Phil Foden (7.6) dhe John Stones me Kieran Trippier (7.5).

Tek Sllovenia lojtari më i vlerësuar ishte Jaka Bijol me notën 7.3 ndërsa me paraqitje të mira u dalluan edhe Benjamin Sesko (7.2), Vanja Drkusic dhe Timi Max Elsnik me 7.1

Dy lojtarët me notën më të ulët në këtë takim ishin Jude Bellingham dhe Erik Janza me notën 6.4.

Notat e lojtarëve tjerë të të dyja ekipeve: