Tottenhami e ka dhuruar edhe një natë të paharrueshme të Ligës së Kampionëve, ku e mposhti në shtëpi e saj Ajaxin 3-2.
Rezultati i përgjithshëm ishte 3-3, por anglezët kalojnë tutje fal golave të shënuar si mysafirë.
Lojtari i ndeshjes padyshim ishte Luicas Moura që shënoi het-trik në portën e Andre Onanas.
Ai është vlerësuar me notën maksimale 10-të.
Pas tij vijnë Henug Min Son me 7.9 dhe Dele Alli me 7.6.
Te Ajaxi më i vlerësuari ishte Hakim Ziyech me 8.3, fal golit dhe lojës së mirë.
Dështim i ndeshjes doli të jetë portieri Onana që është notuar me 5.8. /Telegrafi/