Telegrafi

Notat e lojtarëve, Ajax 1-1 Juventus: Bentacur dhe De Jong lënë nën hije shënuesit Ronaldo e Neres

Ajax - Juventus . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Ajaxi dhe Juventusi kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e parë çerekfinale  të Ligës së Kampionëve.

Juve shënoi në fund të pjesës së parë, ndërsa Ajaxi me të filluar pjesa e dytë.

Cristiano Ronaldo që e shënoi golin e Juves vlerësohet me 7.4. Më mirë se ai vetëm Rodrigo Bentancur me 7.9, që është vlerësuar si lojtar i ndeshjes.

Cristiano Ronaldo . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Te Juve vlerësime të mira morën edhe Joao Cancelo, Wojciech Szczesny dhe Alex Sandro.

Lexo po ashtu Ndeshje fantastike ndërmjet Ajaxit dhe Juves - dinamikë, gola, por pa fitues

Në anë tjetër te Ajaxi paraqitjen më të mirë e kishte De Jong me 7.7.

Frenkie de Jong e Bernardeschi . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

David Neres u vlerësua me 7.6., ndërsa Hakim Ziyech me 7.4. Portieri Onana mori notën më të vogël .

Ndeshja kthyese zhvillohet mas gjashtë dite në Allianz Stadium. /Telegrafi/