Ajaxi dhe Juventusi kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Juve shënoi në fund të pjesës së parë, ndërsa Ajaxi me të filluar pjesa e dytë.
Cristiano Ronaldo që e shënoi golin e Juves vlerësohet me 7.4. Më mirë se ai vetëm Rodrigo Bentancur me 7.9, që është vlerësuar si lojtar i ndeshjes.
Te Juve vlerësime të mira morën edhe Joao Cancelo, Wojciech Szczesny dhe Alex Sandro.
Në anë tjetër te Ajaxi paraqitjen më të mirë e kishte De Jong me 7.7.
David Neres u vlerësua me 7.6., ndërsa Hakim Ziyech me 7.4. Portieri Onana mori notën më të vogël .
Ndeshja kthyese zhvillohet mas gjashtë dite në Allianz Stadium. /Telegrafi/