Liverpooli ka fituar me rezultat 1-0 përballë Ajaxit, në ndeshjen e parë të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshjen e vendosi autogoli i Nicolas Tagliaficos i shënuar në pjesën e parë.
Lojtar i ndeshjes doli të jetë Fabinho, i cili luajti qendërmbrojtës dhe shpëtoi një gol të sigurt.
Ai u vlerësua me notën 8.7.
Në këtë ndeshje luajti edhe Xherdan Shaqiri, që u paraqit në pjesën e dytë për 30 minuta, duke u vlerësuar me notën 6.1.
Nicolas Tagliafico ishte lojtari më i dobët në ndeshje me notën 5.8.
Notat e lojtarëve të Ajax
Notat e lojtarëve të Liverpool
/Telegrafi/