Përbërje e re e Komisionit për Antikorrupsion, po zgjeron kompetencat e komisionit dhe po ndryshohen kushtet për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të “Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit” (KSHPK), me ndryshimet e reja të ligjit për ndalim të korrupsionit, të cilën sot e prezantoj Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, përcjell Telegrafi Maqedoni
“Po sqarohen dhe rriten kompetencat e Komisionit të Antikorrupsionit, e cila do të jetë kompetente për të ndjekur financimin e partive. Në rast të dyshimit për financim joligjor me iniciativën e KSHPK do të marr pjesë për të konfirmuar gjendjen faktike”, tha Deskoska.
Me Ligjin parashikohet edhe kontrolli vjetor i pasurive të kryetarit dhe anëtarëve të KSHPK-së. Ndërsa rrethi i njerëzve që paraqesin listën e anketave deri tek KSHPK po zgjerohet.
“Përveç të gjithë të zgjedhurve dhe të emëruarve, personat përgjegjës në ndërmarrjet publike, parashihet gjithashtu që edhe noterët edhe përmbaruesit të dorëzojnë listë anketash deri tek KSHPK dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe një deklaratë për heqjen nga sekreti bankar”, shtoi Deskovska.
Ndryshimet janë në debatin publik, ndërsa Ministrja pret që sa më shpejtë të dorëzohet në procedurë kuvendore. /Telegrafi/