Site icon Telegrafi

“Nota mesatare e maturës shtetërore në Maqedoni është pasqyrë e gjendjes në arsim”

“Rezultatet e maturës shtetërore edhe një herë kanë vërtetuar cilësinë e dobët të arsimit në vend. Nota mesatare 3.47 është shenjë e mjaftueshme se nevojiten reforma të brendshme në arsim”, thotë profesori Avzi Mustafa.

Ai shton se reformat duhet të përfshijnë drejtimet profesionale të cikleve më të ulëta, përmirësimin e teksteve dhe metodave të arsimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Byrja për zhvillimin e arsimit duhet t’i kthejë këshilltarët që dikur ishin në shkolla, kur tregonin dobësitë që shfaqeshin. Kjo tani nuk është, dhe kjo është më e rëndësishmja”, thotë Avzi Mustafa.

Lexo po ashtu Si u vlerësuan maturantët e Maqedonisë këtë vit?

Nga sindikata e arsimit thonë se suksesi i dobët i maturës shtetërore në fakt është suksesi real që kanë treguar nxënësit. Por gjithashtu cilësia e dobët në arsim është pasojë e pagave të ulëta të nxënësve dhe mospasja e kushteve në shkolla./Telegrafi/

Exit mobile version