Liverpooli e ka demoluar Evertonin në javën e 15-të në Ligën Premier, pasi e ka mposhtur me rezultat 5-2.
Golat për The Reds i shënuan Divock Origi (6’ dhe 31’), Xherdan Shaqiri (17’), Sadio Mane (45’) dhe Georginio Wijnaldum (90’), ndërsa për Toffes shënuan Michael Kean (21’) e Richarlison (45+2’).
Liverpooli ishte dukshëm skuadër më e mirë dhe mori notën e përgjithshme 7.30, me Evertonin që u vlerësua 6.17.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte sulmuesi senegalez, që mori notën 9.3, shkaku i golit dhe dy asistimeve të bëra.
Xherdan Shaqiri kishte një paraqitje të mirë në këtë sfidë dhe u vlerësua me 7.6.
Në anën tjetër, portieri i Evertonit, Jordan Pickford dëshpëroi me paraqitjen e tij dhe u vlerësua me 3.7.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/