Telegrafi

Nota e Cristiano Ronaldos në debutimin te Al Nassr

Cristiano Ronaldo realizoi debutimin zyrtar te Al Nassr, në fitoren 1-0 ndaj Al Ettifaq në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Arabisë.

Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi Anderson Talisca, për t’i dhuruar ekipit të tij tri pikë.

Al Nassr ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën 6.92, ndërsa Al Ettifaq u vlerësua me 6.87.

Lexo po ashtu Ronaldo turpëron kundërshtarin në debutimin zyrtar te Al Nassr

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte pikërisht Talisca, që u notua me 7.7.

Ronaldo kishte një paraqitje më të dobët se lojtarët e tjerë të ekipit të tij, pasi u vlerësua me 6.9.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo debuton në fitoren e Al Nassr - por jo në mënyrën e dëshiruar nga portugezi

Më poshtë mund t’i shikoni vlerësimet e lojtarëve të tjerë sipas Sofascore:

/Telegrafi/