Site icon Telegrafi

Nostalgjike për të kaluarën, Edona Llalloshi ndan me fansat disa fotografi të 18 viteve më parë

Foto: Edona Llaloshi/Instagram

Këngëtarja e njohur Edona Llalloshi ditë më parë publikoi për fansat projektin e saj më të ri muzikor “Hallall të qoftë”.

Kënga është pritur mirë nga fansat e saj, ndërsa mund të shkarkohet përmes aplikacionit Premier Songs.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Edona është herë pas here aktive në rrjetet sociale, në të cilat ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, këngëtarja është bërë nostalgjike duke publikuar disa fotografi nga e kaluara e saj.

Foto: Edona Llaloshi/Instagram

Bëhet fjalë për disa imazhe të realizuara në vitin 200, vit në të cilin Edona ishte gjithashtu mjaft aktive me këngë dhe koncerte të ndryshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Aso kohe, Llalloshi kishte një pamje prej brune, ndërsa ka arritur që ndër vite të ruajë bukurinë e saj natyrale, si ndër të pakta këngëtare që nuk i është nënshtruar operacioneve plastike.

Foto: Edona Llaloshi/Instagram

“E vjetër, por e artë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e këtyre fotografive, të cilat duket se kanë ‘kthyer’ pak prapa në kohë. /Telegrafi/

Foto: Edona Llaloshi/Instagram
Exit mobile version