Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov e ka falënderuar Norvegjinë për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Në rrjetin social “Twitter” Dimitrov dërgoi falënderime deri tek Kuvendi i Norvegjisë, ndërsa ministrit të Jashtëm të Norvegjisë Eriksen Soriede i rekomandoi që të vizitojë Shkupin këtë muaj.
Edhe ministri i Jashtëm i Norvegjisë nëpërmes profilit të MPJ-së së Norvegjisë në “Twitter” njoftoi se Kuvendi ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
“Hap i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Në pritje që të shikojmë Maqeoninë e Veriut si fqinje të Norvegjisë në tavolinën e Këshillit Veriatlantik”, shkruan ministri i Jashtëm i Norvegjisë.
Norvegjia është vendi i 15 nga gjithsej 29 vendet që kanë ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO./Telegrafi/
Thank you Norway, @Stortinget for ratifying the accession protocol. I look forward to welcome FM #EriksenSoreide, a dear friend, to Skopje this month. We will be #GoodNeigbors https://t.co/8mR3vCBiMP
— Nikola Dimitrov (@Dimitrov_Nikola) June 5, 2019