Vështirësitë e jetesës në një vend me male të larta dhe të mbuluara me borë, fjordet dhe akullnajat janë shumë të vështira për tu përballuar.
Terreni dramatik në Norvegji, veçanërisht përgjatë bregut perëndimor, e bën udhëtimin e vështirë për 5,3 milionë njerëz që jetojnë në atë pjesë të vendit.
Udhëtimi i 1100 km në mes të qyteteve bregdetare perëndimore të Kristiansand në jug dhe Trondheim në veri, për shembull, merr 21 orë dhe përfshin jo më pak se shtatë tragete.
Por, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeveria norvegjeze ka dalë me një plan ambicioz, i cili do të kushtojë 56 miliardë dollarë për të zgjidhur problemin.
Dhe përfshin tunele nënujore “lundruese” 30 metra nën sipërfaqen e ujit.
Sipas mediave, infrastruktura përfshin ura dhe tunelin më të thellë dhe më të gjatë në botë që do të shpohen në shtratin e detit. Do të jetë 392 metra e thellë dhe 27 km e gjatë.
Projekti do të lidhet me autostrada në tokë, kështu që makinat do të jenë në gjendje të ecin përgjatë saj, duke eliminuar nevojën për këto tragete të ngadalshme, që kalojnë në fjorde përgjatë bregut perëndimor.
Ndërkohë që tunelet e betonit përshkruhen si “lundrues”, në të vërtetë ato mbahen në një pozicion të fiksuar me kabllo që janë ankoruar në shtratin e detit.
Gjithsesi, ky nuk llogaritet si një koncept rrënjësisht i ri: një ide për një urë lundruese u propozua përgjatë Kanalit të Anglisë në vitin 1882, megjithëse për të ishte vënë veto.
Sipas ekspertëve, avantazhet e tjera të sistemit të transportit nënujor është ai që mund të përballojë valët, nuk bën zhurmë dhe ka ndikim minimal në peizazhin.
“Kjo do të ishte një avantazh … për njerëzit që jetojnë në zonë”, thotë Arianna Minoretti, inxhinier kryesor i administratës publike norvegjeze të rrugëve që mbikëqyrin projektin.
Megjithatë, rreziqet më të mëdha janë shpërthimet, zjarri dhe mbingarkesat, edhe pse infrastruktura do t’i nënshtrohet testeve rigoroze, tha ajo.
Hulumtimet nga administrata, së bashku me Qendrën norvegjeze të Shkencës dhe Teknologjisë për Analiza Strukturore të Avancuara, sugjerojnë se shpërthimet – për shembull, të një kamioni që transportojnë mallra të rrezikshme brenda tunelit – do të jenë relativisht të përmbajtura për shkak të presionit të ujit rreth tuneleve.
Qeveria po punon gjithashtu me marinën për të parë rreziqet e nëndetëseve që mund të përplasen në tunel.
Norvegjia shpreson të përfundojë projektin deri në vitin 2050. Nëse një projekt i tillë do të ishte i suksesshëm, ky vendo do të dilte “më i fortë” se Kina, Koreja e Jugut dhe Italia, të cilat gjithashtu po kërkojnë projekte të ngjashme infrastrukturore. /Telegrafi/