Site icon Telegrafi

Norvegjia ndërton tunel për anije, kjo do t’ju kushtojë 325 milionë dollarë

Në pjesën perëndimore të Norvegjisë, së shpejti do të duhej të fillonte ndërtimi i tunelit të parë për anije – që kap vlerën e 325 milionë dollarëve.

Pritet vetëm edhe miratimi i ministrisë së Financave, që të ndajë mjetet për ndërtimin e tunelit të shumëpërfolur, transmeton Telegrafi.

Në Kysterverket të Norvegjisë ka përfunduar procesi i tenderimit, kurse ndërtimi do të fillojë vitin e ardhshëm. Plani është që tuneli të jetë funksional në vitin 2026.

Ai do të jetë 1.7 kilometra i gjatë dhe mjaftueshëm i gjerë për anije të ndryshme transportuese. E nëse realizohet ky projekt, atëherë trafiku ujor do të jetë më i lirë dhe do të shkurtoj kohën për transportimin e mallrave në pjesët tjera të Norvegjisë.

Megjithatë, anijet komerciale që akomodojnë mijëra turistë nuk do t’ju lejohet hyrja në këtë tunel – kjo për shkak se janë gjigantë dhe nuk i zë.

Për ndërtuesit e tunelit në rend të parë është siguria, kurse qindra vite më parë është shqyrtuar mundësia e ndërtimit të një tuneli, për të shmangur rrymat e ujit dhe erërat e forta që pengonin lëvizjen e anijeve.

Se sa i rëndësishëm është ndërtimi i tunelit e tregon më së miri fakti, që shumë kompani kanë pranuar se rreth 20 për qind e anijeve vonojnë për shkak të këtij problemi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version