Telegrafi

Norvegjia – ndër vendet më të bukura në planet që atraksion kryesor e ka natyrën! (Foto)

Vendi i fjordeve, akullit dhe Dritave Veriore: Norvegjia është vend për ata të cilët kërkojnë mënyra vërtet të ndryshme për t’i festuar pushimet!

Me temperatura tejet të ftohta, pyje pa shtigje dhe klimë të ashpër veriore – ky është, pas së gjithash, vendi nga vijnë legjendat e Vikingëve dhe Valkyriesve, transmeton Telegrafi.

Jehonat e historisë së pasur të këtij shteti janë të përhapura përgjatë gjithë territorit, por atraksioni kryesor i Norvegjisë është natyra!

Fjordet vendore janë ndër vendet më të bukura në planet: të qeta, me ujë të pastër si kristali, me shkëmbinj mahnitës, akullnaja e mrekulli tjera natyrale të cilat na lënë gojëhapur!

Si qershia mbi torte, ju gjithashtu mund të shikoni edhe diçka tejet të veçantë, respektivisht Dritat Veriore.

Mos të harrojmë as miniaturën e fshatrave norvegjez të cilët gjenden përgjatë tërë shtetit, e të cilët janë secili më magjepsës se tjetri.

Nëse veç vendosni ta vizitoni Norvegjinë, assesi mos e harroni kamerën! /Telegrafi/

Trolltunga (gjuha e Trollit) – një pjesë guri e shtrirë horizontalisht në malin Skjeggedal, e cila gjendet rreth 700 metra mbi pjesën veriore të liqenit Ringedalsvatnet.

Dritat e Bardha në ishujt Lofoten të detit norvegjez

Dritat Veriore në qiell përmbi Hammerfest

Ujëvara e “Shtatë Motrave”, në fshatin More og Romsdal

Ura “Storseisundet” – urë e cila e bën lidhjen mes Romsdal për në ishullin Averoya në qarkun More og Romsdal

Qyteti Alesund

Trollstigen – rrugë mali gjarpërore në regjionin Vestlann

Lugina Lodalen

Shkëmbi ‘Preikestolen’ përmbi Lysefjorden

Pamja e qytetit Tromso

“Dragoi i Fjetur”, ishulli Vaeroy