Vendi i fjordeve, akullit dhe Dritave Veriore: Norvegjia është vend për ata të cilët kërkojnë mënyra vërtet të ndryshme për t’i festuar pushimet!
Me temperatura tejet të ftohta, pyje pa shtigje dhe klimë të ashpër veriore – ky është, pas së gjithash, vendi nga vijnë legjendat e Vikingëve dhe Valkyriesve, transmeton Telegrafi.
Jehonat e historisë së pasur të këtij shteti janë të përhapura përgjatë gjithë territorit, por atraksioni kryesor i Norvegjisë është natyra!
Fjordet vendore janë ndër vendet më të bukura në planet: të qeta, me ujë të pastër si kristali, me shkëmbinj mahnitës, akullnaja e mrekulli tjera natyrale të cilat na lënë gojëhapur!
Si qershia mbi torte, ju gjithashtu mund të shikoni edhe diçka tejet të veçantë, respektivisht Dritat Veriore.
Mos të harrojmë as miniaturën e fshatrave norvegjez të cilët gjenden përgjatë tërë shtetit, e të cilët janë secili më magjepsës se tjetri.
Nëse veç vendosni ta vizitoni Norvegjinë, assesi mos e harroni kamerën! /Telegrafi/
Trolltunga (gjuha e Trollit) – një pjesë guri e shtrirë horizontalisht në malin Skjeggedal, e cila gjendet rreth 700 metra mbi pjesën veriore të liqenit Ringedalsvatnet.
Dritat e Bardha në ishujt Lofoten të detit norvegjez
Dritat Veriore në qiell përmbi Hammerfest
Ujëvara e “Shtatë Motrave”, në fshatin More og Romsdal
Ura “Storseisundet” – urë e cila e bën lidhjen mes Romsdal për në ishullin Averoya në qarkun More og Romsdal
Qyteti Alesund
Trollstigen – rrugë mali gjarpërore në regjionin Vestlann
Lugina Lodalen
Shkëmbi ‘Preikestolen’ përmbi Lysefjorden
Pamja e qytetit Tromso
“Dragoi i Fjetur”, ishulli Vaeroy