Nga java e ardhshme, Norvegjia do të ndalojë në vend hyrjen e makinave të regjistruara në Rusi.
Vendi, njëherësh anëtare e NATO-s, ka një kufi prej 198 kilometrave në Arktik me Rusinë, transmeton Telegrafi.
Sanksionet zbatohen për makinat e vogla ruse me nëntë ose më pak vende. Automjetet më të mëdha si autobusët kanë të drejtë kalojnë përmes kufirit Storskog.
Vendi skandinav “qëndron së bashku me aleatët dhe njerëzit me të njëjtin mendim ndaj sanksioneve kundër luftës brutale nga Rusia”, tha në një deklaratë sot ministrja e Jashtme Anniken Huitfeldt.
Megjithatë do të jenë disa përjashtime, sipas raportimeve. Këtu përfshihen makinat diplomatike, automjetet në pronësi të qytetarëve norvegjezë dhe anëtarëve të tyre familjarë rusë dhe për ata që kanë udhëtime thelbësore si emergjenca ose funerale. /Telegrafi/