Telegrafi

Norvegjia mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE

Norvegjia e mbështetë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE dhe se është e gatshme ta mbështetë Maqedoninë në këtë rrugë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kështu tha ministri i Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Børge Brende, pas takimit me homologun e tij të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Ai theksoi se Norvegjia ka partneritet të fuqishëm me Maqedonina dhe se kanë lidhje të gjata.

Nga ana tjetër, Dimitrov njoftoi se para homologut të tij norvegjez prezantoi prioritetet e Qeverisë së re, si në rrugën euro-atlantike, ashtu edhe në atë të fqinjësisë së mirë, forcimin e institucioneve, sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave./Telegrafi/