Site icon Telegrafi

“North jam duke shkuar në luftë, nëse vritem mos i lejo të thonë që nuk isha i mirë”, Kanye West fshin postimin dedikuar vajzës

Kanye West (Foto: Brad Barket/Getty Images for Fast Company/Guliver)

Rep-artisti i njohur, Kanye West, gjatë ditës së sotme (e premte) ka shokuar miliona fansat e tij.

Në një postim në rrjetin social Twitter, ai kishte bërë një postim që ia dedikoi vajzës së tij, por me disa fjalë të papritura, shkruan Daily Mail.

“North, unë jam duke shkuar në luftë dhe po jetën time po e vë në linjë dhe nëse vritem, mos e lejo askënd të të thotë se nuk isha njeri i mirë”, shkroi ai.

Mes tjerash, Kanye vazhdoi: “Kur njerëzit mundohet të të heqin nga jeta ime, dije se unë të dua”.

Me anë të këtij postimi, ai kishte bashkangjitur edhe një fotografi të vajzës së tij, ndërsa gishtërinjtë i kishte bërë sikurse shenja për paqe.

Por, si duket reperi është penduar për një mesazh të tillë, pasi nuk kanë kaluar shumë kohë dhe postimi u fshi.

Fansat pas një veprimi të tillë i kërkuan atij që të kërkojë ndihmë nga mjekët apo familjarët, pasi ndjehen të shqetësuar për shëndetin e tij mendor. /Telegrafi/

Exit mobile version