Telegrafi

Normalizohet komunikacioni hekurudhor në Maqedoni

Komunikacioni hekurudhor në shtet është normalizuar, pasi sot në orën 13 është paguar paga e prillit në “HRMV Transport SHA Shkup” dhe është ndërprerë bojkoti të cilin e filluan sot në mëngjes të punësuarit.

Gjatë bojkotit disaorësh nuk kanë qarkulluar dy trena, një i udhëtarëve dhe një i mallrave.

“Sot në HRMV Transport SHA Shkup në orën 13:00 është lëshuar paga e prillit. Të punësuarit vazhdojnë me punë, trenat qarkullojnë sipas itinerarit”, informuan nga HRMV Transport.

Lexo po ashtu Ndërpritet komunikacioni hekurudhor në Maqedoni, punëtorët kërkojnë pagat e muajt prill