Komunikacioni hekurudhor në shtet është normalizuar, pasi sot në orën 13 është paguar paga e prillit në “HRMV Transport SHA Shkup” dhe është ndërprerë bojkoti të cilin e filluan sot në mëngjes të punësuarit.
Gjatë bojkotit disaorësh nuk kanë qarkulluar dy trena, një i udhëtarëve dhe një i mallrave.
“Sot në HRMV Transport SHA Shkup në orën 13:00 është lëshuar paga e prillit. Të punësuarit vazhdojnë me punë, trenat qarkullojnë sipas itinerarit”, informuan nga HRMV Transport.