Shkalla e papunësisë në muajin janar në Kroaci për herë të parë pas tetë muajve tejkaloi 10 për qind dhe arriti në 10.3 për qind, sipas të dhënave nga Byroja Qendrore e Statistikave.
Në nivel mujor, shkalla e papunësisë u përkeqësua, siç u raportua më parë nga Shërbimi Kroat i Punësimit për numrin e të papunëve në janar, numri i të cilëve në baza mujore u rrit me 9,915 persona ose 6.7 për qind.
Përveç kësaj, rritja e numrit të të papunëve në baza mujore vazhdoi për muajin e katërt radhazi.
Megjithatë, trendi pozitiv i lëvizjes së treguesve të papunësisë vazhdoi në baza vjetore, kështu që norma e regjistruar e papunësisë me 2.2 pikë përqindjeje ishte më e ulët krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2018. /KP/Telegrafi/