Telegrafi

Nora paralajmëron projektin e ri, është një bashkëpunim me Mixey

Nora Istrefi (Foto: Nora.Instagram)

Nora Istrefi ka paralajmëruar projektin e saj më të ri.

Këngëtarja seksi në rrjetin social Instagram ka paralajmëruar këngën e saj të re që është bashkëpunim.

Duetin ajo ja ka besuar producentit Mixey me të cilin edhe e ka realizuar anën muzikore.

Videoklipin është duke e realizuar Imagine Films, kurse klipi do të publikohet në kompaninë simotër, Onima.

Nora Istrefi ka kohë që nuk ka publikuar projekt muzikor, teksa para verës ka listuar disa prurje të reja.

Këngëtarja po ashtu është e fokusuar edhe në jetën private dhe kujdeset për vajzën e vogël, Renee. /Telegrafi/