Motra e Nora Istrefit, Nita, feston ditëlindjen e saj dhe natyrisht se nuk mund të mungonin urimet nga familjarët dhe miqtë e saj.
Një urim të veçantë ajo a e ka marrë nga këngëtarja e njohur, e cila urimin e saj e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
“Askush nuk e falënderon motrën, askush nuk thur këngë për të. Motra është gjithnjë aty, është krahu yt i djathtë”.
“Faleminderit që më shtrëngoje dorën, sa herë ndihesha e frikësuar. Faleminderit që kujdesesh për mua”.
“Faleminderit që ishe një motër që gjithkush duhet ta ketë. Pa një motër si ti, jeta do të ishte zbrazëti. Urime ditëlindjen Nita ime. Të dua”, ka shkruar Nora në Instagram.
Dhe natyrisht se postimi është shoqëruar me një fotografi të përbashkët të dy motrave.
Theksojmë që dy këngëtaret e famshme, Nora dhe Era Istrefi, janë fëmijë të Nezir Istrefit (që ka ndërruar jetë në vitin 2004) dhe këngëtares Suzana Tahirsylaj, ndërsa kanë edhe një motër, Nita dhe një vëlla, Bledi. /Telegrafi/