Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Muçaj, është rikthyer me projekt të ri muzikor, pas një kohe të gjatë mungese në skenën tonë.
“Për ty” mban titullin kjo këngë e saj e zhanrit baladë, ndërsa vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.
Krahas kësaj, artistja e mirënjohur po ashtu shfaqet me një paraqitje mjaft atraktive në këtë videoklip.
Këngën tanimë mund ta gjeni në platformën YouTube dhe me t’u publikuar reagimet e fansave të saj kanë qenë të shumta.
Ndërkohë, një shkrim rreth këtij projekti e ka bërë edhe Nora në rrjetet sociale: “Ëndrrat bëhen realitet. Gjërat e bukura vijnë ngadalë por pritja ja vlente. Sot jam shumë e lumtur dhe e emocionuar në të njejtën kohë sikur të ishte hera e parë. Pas një kohe të gjatë që nuk isha prezente me projekte muzikore kjo që kam bërë vjen nga thellsia e shpirtit tim. Uroj që edhe ju ta ndjeni me shpirt njësoj si unë”.
Përkundër viteve, Nora akoma vazhdon të jetë një nga zërat më të veçantë në estradën shqiptare. /Telegrafi/