Artistja e mirënjohur shqiptare, Nora Muçaj, është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
Ashtu siç kishte paralajmëruar, “Lotët me ti ble” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Pas një mungese në skenë, këngëtarja ka bërë një paraqitje të mahnitshme në klip.
Producimi është bërë nga Chipsi me video të realizuar nga Urban Films.
Ky projekt tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të ketë suksesin e merituar.
Reagimet e para të fansave qenë mjaft pozitive, ndonëse shquhet për stilin dhe zërin e veçantë.
Nora në vazhdim do të jetë aktive edhe me të tjera projekte muzikore. /Telegrafi/