Telegrafi

Nora, mbresëlënëse me fustan të shkurtë

(Foto: Instagram/_NoraIstrefi_)

Nora Istrefi vazhdon të jetë aktive nëpër mbrëmjet muzikore, ndërsa kohë pas kohe ndan me fansat  imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.

Së fundmi këngëtarja ka qëndruar në Zvicër për të performuar para atyre që duan muzikën e saj, ndërsa në Instagram kishte publikuar fotografi që tregonin dukjen e saj.

(Foto: Instagram/_NoraIstrefi_)

Nora kishte veshur një fustan të shkurtë që vinte në pah fizikun e saj mbresëlënës.

Lexo po ashtu Nora pozon me robdeshambër mbi krevat

Me këtë veshje, ajo ka publikuar një fotografi, ku shfaqet e ulur në krevat dhe një video të shkurtër që tregon dukjen e këngëtares.

Po ashtu, gjatë të dielës, në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 674 mijë ndjekës, Nora e ka publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar me të bardha.

(Foto: Instagram/_NoraIstrefi_)

Në skenë, ajo u shoqërua nga reperi Gjiko, me të cilin e kanë realizuar duetin “Gabime” që aktualisht numëron mbi 22 milionë shikime në YouTube.

Në ndërkohë, është paralajmëruar kënga e re e Norës që do të vijë duet me Irkenc Hykën.

Kënga mban titullin “Tymi i Dashnisë” dhe projekti i ri është pranë finalizimit. /Telegrafi/